Pages in topic: < [1 2 3 4 5 6 7 8 9 10] > |
Off topic: Fjalë të urta Thread poster: Monika Coulson
|
Ai që s'ka gojë | Dec 15, 2003 |
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Krahina e Elbasanit | | |
Atë që pështyn | Dec 15, 2003 |
Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR | | |
Ay që hyn në lumë | Dec 15, 2003 |
Ay që hyn në lumë edhe do laget. Korça | | |
Përpara syve | Dec 15, 2003 |
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasani | |
|
|
Jo me pëllëmbë | Dec 15, 2003 |
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapari | | |
Çakallit lëshoi ujkun. Shqipëria e Mesme | | |
Shkul dhëmbin | Dec 15, 2003 |
Shkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug | | |
I madh është plepi... | Dec 15, 2003 |
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË | |
|
|
S'do t'ia dijë | Dec 15, 2003 |
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË | | |
Kur ngordh gjarpri | Dec 15, 2003 |
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. Shqipëria Jugore | | |
Kush kërkon... | Dec 15, 2003 |
Kush kërkon gjen. PËRMET | | |
Trim me mend | Dec 15, 2003 |
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG | |
|
|
Kush ka dhëmbë të fortë | Dec 15, 2003 |
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL | | |
Ai që ka shumë armiq | Dec 15, 2003 |
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG | | |
Shqiponja dhe mushkonjat | Dec 15, 2003 |
S'ka qeder shqiponja nga mushkonjat. BERAT | | |
Pages in topic: < [1 2 3 4 5 6 7 8 9 10] > |